Kryetari i ri i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, sërish fton LVV-në për koalicion: Albin Kurti është edhe Kryeministër i imi

Zëri qytetar

Shembull i keq: Punojnë në Emergjencën e Mitrovicës, por këto infermiere nuk vendosin maska

Pandemia me virusin COVID po vazhdon në vendin tonë, anipse tani paraqitet situatë pak më e qetë, shkruan Jepi...

Pas incidenteve në shkolla, Policia e Kosovës po kujdeset për sigurinë në gjimnazin “Frang...

Në gjimnazin "Frang Bardhi" në Mitrovicë, kohëve të fundit janë shtuar problemet dhe rrahjet mes nxënësve. "Jepi zë", ka raportuar...

Tollovi dhe kaos i madh tek QKMF në Mitrovicë, vetura me targa nga Serbia...

Kaosi urbanistik në Mitrovicë po vazhdon sikur ditëve të tjera nga komunikacioni i ngulfatur. Rruga me shumë probleme në...

Mbyllja e trotuarit në Bair po ua rrezikon jetën nxënësve dhe banorëve të lagjes

Rruga pranë Gjimnazit "Frang Bardhi" në drejtim të shkollës "Musa Hoti" ka edhe pjesën e trotuarit që shfrytëzohet nga...

Skandaloze: Uji në Mitrovicë del si puding

Reshjet e shiut si duket kanë trazuar ujërat e pijshëm, pasi dukshëm janë më të ndotur. Ujë që më shumë...

Kryetari i ri i Komujës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi i cili më 14 nëntor u rikonfirmua sërish i pari, pritet që këtë muaj zyrtarisht të marrë detyrën e të parit të qytetit të Vushtrrisë.

Idrizi ka folur për rezultatin zgjedhor dhe ftesën e dytë që ai i ka bërë Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri.

“Rezultati i zgjedhjeve të 14 Nëntorit është shprehje e vullnetit të qytetarëve me votën e tyre të lirë dhe demokratike. Për mua ky rezultat është respekt, besim i qytetarëve ndaj personalitetit tim, si dhe një përgjegjësi e imja ndaj qytetarëve vushtrrias pa dallim. Vota e këtyre zgjedhjeve ka kaluar përtej partive politike, prandaj unë kam marr shumë vota edhe nga subjektet tjera politike si LDK, LVV, si dhe partitë e tjera që i pata në koalicion. Kjo votë është si rezultat i qëndrimit tim bindës, se përtej partisë politike nga e cila kandidova, i kam qytetarët e Vushtrrisë pa dallim”, tha kryetari Idrizi për VushtrriaPress.

Ai ka thënë se, “Vushtrria është shembulli më i mirë i demokracisë, që duhet të ndiqet edhe nga qytetet tjera, madje edhe nga vetë kryqyteti, Prishtina. Qytetarët vushtrrias e paten në fokus individin (kandidatin) para subjektit politik (partisë), dhe kjo është shumë me rëndësi për demokracinë, zgjedhjet lokale, si dhe për vetë qytetarët”.

Po ashtu kryetari Idrizi ka thënë se i ka bërë sërish ftesë LVV-së për koalicion në Vushtrri, pasi siç ka thënë ai për të marr vendime, duhen numrat në Kuvend.

“Edhe njëherë i kam bërë ftesë LVV-së për koalicion pasi na nevojiten numra për të marr vendime në Kuvend, dhe për të patur një qeverisje stabile. Po, unë shpeshherë e kam përsëritur në debate, se Albin Kurti është edhe Kryeministër i imi, po aq sa është edhe kryminister ta zënë i Kryetarit të Komunës së Gjilanit (Alban Hyseni), apo një komune tjeter që qeveriset nga LVV, sepse ai është Kryeministër i Republikës së Kosovës, dhe nuk ka si të thuhet ndryshe. Pra, kjo çasje imja është shumë institucionale, parimore dhe kushtetuese, e cila besoj duhet të ndiqet nga secili kryetar komune”, tha kryetari Idrizi.

Të fundit

E FUNDIT: Dështojnë negociatat, LDK-ja refuzon koalicionin me PDK-në

Lidhja Demokratike e Kosovës në Mitrovicë dhe kryetari Bedri Hamza, nuk kanë arritur marrëveshje koalicioni. Kështu mëson "Jepi zë" nga burime të sigurta brenda LDK-së,...

Dalin rezultatet e kandidatëve për rekrut të FSK-së

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar rezultatet testit fizik të kandidatëve për rekrut në FSK, që është mbajtur më 6 dhjetor. Kjo ministri njofton se kandidatët...

Lajme të tjera