Kryetar i qytetit më të varfër në Kosovë, por Agim Bahtiri ka shtëpi me pishinë e jakuzi

Publikuar më:

Mitrovica edhe zyrtarisht është komuna më e varfër në Kosovë dhe me shkallën më të lartë të papunësisë.

Vetëm të rinjë janë mbi 5 mijë që kërkojnë vende pune, ndërkohë që mijëra të tjerë as nuk provojnë ta gjejnë një të tillë, shkruan “Jepi zë”.

Por, për dallim nga qytetarët, kryetari i tyre bën jetë superluksoze duke mos u brengosur për gjendjen sociale të atyre që e votuan.

Përveç që vozit veturë gati 100 mijë euro, Agim Bahtiri ka një shtëpi dhe një oborr të mbushur me luks.

Siç u kuptua nga një fotografi e vitit të kaluar, Agim Bahtiri ka pishinë e jakuzi në oborrin e tij në Gushavc, duke bërë jetë që votuesit e tij e shohin vetëm në ëndrra.

Sidoqoftë, sipas të dhënave zyrtare nga agjensioni i statistikave, Mitrovica vazhdon të mbetet prej vitesh komuna më e varfër në nivel vendi, ani pse Bahtiri kishte premtuar 15 mijë vende pune.

Bazuar në gjendjen e muajit Mars 2020, numri i familjeve që kanë përfituar nga skemat social është 2308, ndërsa në Mars 2021 është thelluar ende ky numër me shifra 2438 familje.

Shikuar nga numri i anëtarëve të familjes që përfitojn nga skemat social është 10.083 (mars 2021), ndërsa nga numri i përgjithshëm që përfitojn nga skemat sociale në nivel vendi 9.6% janë nga Mitrovica.

JU REKOMANDOJMË