Kryeministri Kurti nuk i ndal xhipat e zi as sot, thyen heshtjen zgjedhore

Publikuar më:

Kryeministrit Albin Kurti para pak çastesh ka shkuar në Kodrën e Trimave, që është lagjja më e madhe e kryeqytetit.

Eskorta e Kryeministrit Kurti është parë sot, në ditën e zgjedhjeve, në rrugën kryesore të lagjës Kodra e Trimave në Prishtinë.

Ndonëse është heshtje zgjedhore, shefi i Qeverisë shihet se është ndalur e rrethuar nga qytetarë të asaj lagjeje.

Në Prishtinë sot po mbahet rundi i dytë i zgjedhjeve lokale. Në balotazh nga zgjedhjet e 17 tetorit kanë shkuar Arben Vitia i Lëvizjës Vetëvendosje dhe Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kryeministrit Kurti i ka rënë që dy ditët e fundit të fushatës të mos jetë në Kosovë, pasi mori pjesë në Samitin e Parisit. Sapo ka ateruar, të shtunën në ditën e heshtjes zgjedhore, Kryeministri Kurti ka shkuar në Podujëvë, e atje, bashkë me kandidatin për kryetar, Shpejtim Bulliqin, kanë dalë nëpër rrugët e qytetit, të ndjekur nga simpatizantë të partisë. Kjo vizitë e Kurtit ka nxitur reagime dhe është parë si shkelje e heshtjes zgjedhore.

Një qytetar i Kodrës së Trimave është revoltuar pas vizitës së Kurtit në këtë lagje. Ai thotë se autoritetet shtetërore i kanë shkuar në shtëpi, pasi kishte dy posterë të vendosur pranë lokalit të tij, ndërsa kryeministrit i vendit po e thyen heshtjen zgjedhore me vizitë dhe mbledhi atje.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.