Kryeministri Kurti: Kam premtuar ulje të çmimit të rrymës, por s’po mund ta bëj tash

Publikuar më:

Kryeministri Albin Kurti thotë se u ka premtuar qytetarëve ulje të çmimit të energjisë, por nuk po mundet ta bëj këtë tash për tash.

“Ne kemi dhënë shumë zotime në fushatën zgjedhore, nuk e di cili ka qenë më i rëndësishmi kur na kanë votu qytetarët por përshtypja ime është që më të rëndësishmit janë punë dhe drejtësi”, ka potencuar Kurti.

“Shumë më e rëndësishme ka qenë që në Kurti 1 i patëm përgjysmuar rrogat e qeveritarëve për të mos blerë kravata”.

“Do t’i vije radha edhe çmimit të energjisë të jetë më i përballueshëm, por s’e bëj dot përnjëherë”.

“Nuk kam thënë se në muajin e tetë ose të nëntë, çmimi i energjisë do t’jetë kaq, mund të bëjmë sa  të doni rezoluta këtu, por cmimin në bursa ndërkombëtare nuk mund ta përcaaktojmë me rezoluta këtu”, ka thënë Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.