Kryeministri Kurti fajëson Qeveritë e kaluara për qentë endacakë

Publikuar më:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot edhe për një nga temat që u raportua më së shumti nga qytetarët, që është rreziku nga qentë endacakë.


Ai edhe në këtë rast e ka përmendur si argument se gjërat janë lënë keq në të kaluarën, duke thënë se kjo çështje është neglizhuar, shkruan “Jepi zë”.

Kurti ka thënë se Qeveria e tij do ta trajtojë këtë problem nga rrënjët, për të ofruar një zgjidhje të qëndrueshme.

“Prania e qenve endacakë është kthyer në problem të sigurisë së qytetarëve. Fatkeqësisht, në të kaluarën kjo çështje është neglizhuar. Ne duhet ta trajtojmë këtë problem nga rrënjët e tij për të ofruar zgjidhje të qëndrushme dhe efektive”, ka thënë kryeministri Kurti.

Kujtojmë që kryeministri Kurti e ka lënë fajin tek Qeveritë e kaluara edhe për shtrenjtimin e rrymës dhe për tema të tjera, duke potencuar se ata ishin përgjegjës për një “qeverisje të keqe”.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.