Kryeministri Albin Kurti sot vjen në Shipol të Mitrovicës

Publikuar më:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, sot do të vijnë në Shipol të Mitrovicës.

Ata do të marrin pjesë në inaugurimin e Sistemit Nacional për Monitorim të Spektrit Frekuencor – SNMSF, thuhet në njoftim.

Kjo ngjarje është paraparë të nis nga ora 11:00 në mëngjes.

Ndryshe kjo është vizita ndër të rralla të kryeministrit Kurti në Mitrovicë. Ai gjatë fushatës zgjedhore kishte ardhur disa herë që ta përkrahte kandidaturën e Agim Bahtirit për kryetar.

JU REKOMANDOJMË