Kroacia e hap zemrën, i dhuron Kosovës 10 mijë vaksina

Publikuar më:

Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Grlić Radman gjatë vizitës në Kosovë dhe takimin me homologen Donika Gërvalla, ka thënë se Kroacia do ta ndihmojë Kosovën me 10 mijë vaksina anti-Covid.

Ministri kroat ka thënë se kjo vizitë do t’i shërbejë përmirësimit të marrëdhënieve mes të dyja vendeve.

“Kroacia dhe Kosova siç tha edhe ministrja janë vende tradicionalisht mike që kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme mes vete. Sot kam nder që me stafin tim të jem këtu në Kosovë. Kjo vizitë do të shërbejë për intensifikimin e marrëdhënieve. Nuk duhet të harrojmë faktin se pikërisht Kroacia ishte një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, dhe për këtë jemi shumë krenarë. Kam informuar ministren për vendimin e Kroacisë për dhurimin e 10 mijë vaksinave për luftimin e pandemisë. E di që kjo do të jetë e rëndësishme për jetën e qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ndër të tjera ai.

Radman pas takimit tha se shteti që përfaqëson është kundër çdo ndryshimi të kufijve. Ai ka garantuar mbështetje për Kosovën sa i përket heqjes së vizave.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.