Krasniqi për VV-në: Pensionistëve ua zvogëluan penzionet, ndërsa serbëve po ua paguajnë rrymën

Publikuar më:

Për votimin në Kuvendin e Kosovës që i hap rrugë pagesës së 11 milionë eurove për rrymën e shpenzuar të serbëve të veriut të vendit ka reaguar deputetja e Kuvendit të Kosovës, Rrezarta Krasniqi.

Krasniqi përmes një fotografie ku shihen deputetë të VV-së duke ngritur dorën për votimin në Kuvend, ka shkruar se sot janë bërë bashkë LVV dhe Lista Serbe për t’ua paguar 11 milionë euro rrymë serbëve të veriut.

“Kjo fotografi e shpërfaq më së miri fytyrën e vërtetë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministrit Kurti. ” ka shkruar Krasniqi.

“Sot u bënë bashkë me Listën Serbe për t’i ndarë 11 milionë euro për t’ua paguar rrymën e serbve në veri të vendit. Pensionistëve ua zvogëluan pensionet, derisa serbve po ua paguajnë rrymën. ” ka shkruar në fund Krasniqi.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.