Nëna dhe fëmija 5-vjeçar nga Mitrovica ndihmohen me ushqim, jorgan, batanije e para në këto ditë të ftohta dimri

Publikuar më:

Iniciativa Zgjatma Dorën sonte ia ka siguruar nënës dhe fëmijës së saj 5-vjeçar gjërat e nevojshme për ngrohje, jorgan, batanije, jastëk, ushqim, produkte higjenike dhe veshmbathje.

Kështu është bërë e ditur përmes një postimi në Facebook ku janë publikuar edhe fotografi nga ndihmat që janë dërguar në shtëpinë ku gruaja po qëndron bashkë me fëmijën e saj, shkruan “Jepi zë”.

“Mbushim shtëpinë me ushqime dhe zemrat e njerëzve me dashuri.
Këtë gjë vullnetarët tanë dinë ta bëjnë më së miri”, shkruhet në njoftim.

Tutje kanë falenderuar bizneset dhe donatorët të cilët iu përgjigjën kërkesave dhe ndihmuan familjen me gjëra të nevojshme.

Postimi i plotë:

Çdo ditë vazhdojmë të jemi edhe më pranë njerëzve që kanë nevojë për dikë tjetër.
Për ty, për të gjithë ne.

Mbushim shtëpinë me ushqime dhe zemrat e njerëzve me dashuri.
Këtë gjë vullnetarët tanë dinë ta bëjnë më së miri.

Fal bamirësve sot në mbrëmje Nënës me fëmiun 5 vjeçar iu siguruan gjërat e nevojshme si ngrohje( nxemje elektrike) jorgan, batanije, jastëk, ushqim, produkte higjienike dhe veshmbathje.

Falemnderojmë bizneset dhe donatorët të cilët iu përgjigjen kërkesës sonë dhe ndihmuan familjen me gjëra të nevojshme.

X.Z pako ushqimore dhe higjienike
F.Z 200 €uro
A.G 2 Nxemëse elektrike

Bashkohuni me ne për t’u bërë pjesë e nismës humanitare në Mitrovicë.
Sëbashku me ju për më shumë dashuri dhe më pak dhimbje.

Iniciativa Zgjatma Dorën – Mitrovicë

JU REKOMANDOJMË