Kosovari flet për Reuters: Paguaj 170 euro rrymë në muaj, i fitoj 2 mijë e 400 nga prodhimi i kriptovalutave

Publikuar më:

Një kosovar në kushte anonimiteti ka folur për Reuters, duke thënë se faturën e rrymës për prodhimin e kriptovalutave e paguan 170 euro, ndërsa vlera monetare që ai e arrin në bazë mujore është 2,400 euro.

“Një prodhues i kriptovalutave, i cili foli në kushte anonimiteti dhe që ka 40 GPU (Njësitë e Përpunimit Grafik), i tha Reuters se ai po paguante rreth 170 euro në muaj për energjinë elektrike dhe po merr rreth 2,400 euro në muaj fitim nga mining”, thuhet në artikullin e Reuters ku raportohet për ndalimin e prodhimit të kriptovalutave, përcjell lajmi.net.

Siç raporton më tej mediumi, prodhimi i kriptovalutave është fenomen në rritje në veri të Kosovës, kryesisht të populluar nga serbë që nuk e njohin shtetin e Kosovës dhe refuzojnë të paguajnë energjinë elektrike.

Qeveria e Kosovës të martën prezantoi vendimin për ndalimin e prodhimit etëkriptomonedhave, në përpjekje për të frenuar konsumin e energjisë elektrike, pasi vendi po përballet me krizën më të rëndë të energjisë.

“Të gjitha agjencitë e zbatimit të ligjit do të ndalojnë prodhimin e këtij aktiviteti në bashkëpunim me institucionet tjera relevante që do të identifikojnë lokacionet ku ka prodhim të kriptovalutave”, tha në një deklaratë ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës, Artane Rizvanolli, përgjatë ditës.

Përgjatë dhjetorit, Kosova shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë, e cila do t’i mundësojë qeverisë të ndajë më shumë para për importin e energjisë, të ndërprejë më shpesh furnizimin e energjisë dhe të zbatojë masa të ashpra.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.