Kosovari dënohet me 2 vite burg me kusht pasi vodhi një pako “Marlboro” dhe 30 centë

Publikuar më:

Foto: Ilustrim

I akuzuari L.I., është dënuar me dy vite burgim dhe 200 euro gjobë pasi akuzohet se në tetor të 2013-tës bashkë me të miturit E.M., R.I., dhe A.L, me forcë kanë hyrë në shtëpinë e të dëmtuarit G.Z.. dhe aty kanë marrë një pako cigare “Marlboro” dhe 30 centë, gjersa i mituri E. dhe i pandehuri L. kishin qëndruar para derës së shtëpisë, duke bërë roje dhe kontroll.

Mirëpo, ky vendim nuk do të ekzekutohet nëse i akuzuari në periudhën kohore prej tre vjetëve nuk kryen vepra të tjera penale raporton “Betimi për Drejtësi”.

Një vendim të tillë e ka marrë gjykatësja e Gjykatës Themeore në Gjilan, Luljetë Shabani, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor më 6 korrik të këtij viti, ndërsa përpilimi i këtij aktgjykimi është bërë më 9 korrik 2021.

Sipas aktgjykimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, i dëmtuari G.Z. për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest civil.

JU REKOMANDOJMË