Kosovari dëbohet nga Zvicra dhe dënohet me burgim pasi plagosi baxhanakun

Publikuar më:

Gjykata Penale e Luzernit ka shpallur fajtor një kosovar, i cili akuzohet për tentim vrasjen e baxhanakut. Ai është dënuar me gjashtë vjet e tre muaj burgim dhe dhjetë vjet dëbim nga Zvicra.

I dyshuari dhe viktima që jetojnë në të njëjtin fshat të Luzernit ishin përleshur para tri vitesh. Njëri kishte përfunduar me një krah të thyer ndërsa tjetri me plagë të shumta të shkaktuara me një thikë xhepi. E gjithë ngjarja kishte ndodhur për shkak të një defekti të një telefoni mobil.

Prokuroria publike e ka akuzuar 46-vjeçarin se ka sulmuar baxhanakun e tij me thikë xhepi dhe i ka shkaktuar disa plagë dhe prerje në bark, krah dhe shpinë.

Sipas vendimit të gjykatës, pas vuajtjes së dënimit me burgim, i akuzuari duhet të dëbohet nga Zvicra për dhjetë vjet. Dënimi është më i lartë se ai që kishte kërkuar prokuroria: 5 vjet e 5 muaj burg dhe 10 vite dëbim.

Siç raportohet, kundër këtij vendimi ka bërë ankesë i akuzuari 46-vjeçar.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.