Kosovari bënte manovra me veturë në borë, gjobitet nga Policia

Publikuar më:

Policia e Kosovës ka gjobitur një vozitës në Gjilan që u pa duke bërë manovra me veturë.

Sipas njoftimit, personi ka rrezikuar komunikacionin rrugor, duke kaluar nga një shirit në tjetrin.

Policia ka publikuar pamjet.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor (NjRKRr) falë bashkëpunimit të mediave ka pranuar një video dhe në bazë të sajë është identifikuar kundërvajtësi, i cili me veprimet e tij ka rrezikuar komunikacionit rrugor duke bërë manovrim të pa sigurtë në rrugë duke kaluar nga njëri shirit në tjetrin. Për këtë veprim ndaj tijë është shqiptuar gjobë”, njoftoi PK-ja.

VIDEO

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.