Sot në rrugët e Mitrovicës është parë duke qarkulluar një kamion me targa të Serbisë, i cili ishte i furnizuar bukur mirë me bombola të oksigjenit, shkruan Jepi zë.
Produktet që vinë nga shteti serb po del të jenë goxha të rëndësishme për kosovarët, madje ka prej tyre nga të cilat varet edhe vet jeta e banorëve të Kosovës.
I tillë është edhe oksigjeni të cilin e përdorin çdo ditë me qindra pacientë të shtrirë në spitalet e vendit.
Një raportues i Jepi zë, ka fotografuar kamionin e mbushur me boca oksigjeni, i cili lëvizte në drejtim të Prishtinës.