Kosova në alarm energjetik: KEK po prodhon 114 megavatë në orë rrymë, konsumi mbi 1000

Publikuar më:

E merkure e 9 prillit e ka gjetur Kosovën në situatë emergjente energjetike, me Termocentralin Kosova B të KEK-ut që aktualisht është komplet jashtë prodhimit.

Burime të Paparacit afër Korporatës Energjetike të Kosovës kanë thënë se vetëm Njësia A4 është në punë aktualisht.

KEK është duke prodhuar 114 megavat në orë, ndërsa kërkesa në tregun e brendshëm ka arritur në mbi 1000 megavat në orë.

Nga pesë njësi gjeneruese të energjisë elektrike të KEK-ut, aktualisht vetëm një prej tyre është ne funksion, kanë thënë burimet.

Anash 114 megavatëve në orë nga KEK, Kosova është duke prodhuar edhe 68 megavat të tjera në orë nga burimet e ripërtëritshme të energjisë, ka mësuar Paparaci.

Por, gjendja mbetet e rënduar.

Këtë e ka konfirmuar edhe KEK, në një njoftim për media të enjten.

Korporata tha se Njësia B2 e Termocentralit Kosova B ka rënë të enjten në mëngjes.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.