Kosova ende nuk e ka bërë të obligueshëm detyrimin ushtarak

Publikuar më:

Shumë vende në Ballkanin Perëndimor e kanë rikthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak për shkak të zhvillimeve të fundit në Ukrainë, por edhe të situatës kërcënuese në botë.

Ndërkohë Kosova, akoma nuk e ka bërë të detyrueshëm, edhe pse në vitin 2021, kryeministri Albin Kurti e kishte ngritur si çështje se do të bëhej i obligueshëm. Por në Programin Kombëtar për Mbrojtje Gjithëpërfshirëse nuk është përfshirë kjo çështje.

Ideja e shërbimit ushtarak të detyrueshëm në një kohë kur bota po përballet me kërcënime të shumta për luftë, është njëra nga temat që ka qenë në qendër të diskutimeve në vitet e fundit.

Kjo ide është riaktualizuar pas agresionit rus mbi Ukrainën.

Madje në kuadër të kësaj, Kroacia që nga janari i vitit të ardhshëm e ka bërë të detyrueshëm shërbimin ushtarak, i cili do të zgjasë dy muaj, raporton RTKlive.

Edhe Serbia, që llogaritet si vendi më kërcënues për shtetet e Ballkanit Perëndimor, në janar të këtij viti e propozoi pas 14 vitesh, rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Duke i parë kërcënimet dhe agresionin e shtetit serb mbi Kosovën, kjo ide ishte aktualizuar edhe në Republikën e vendit tonë. Më 2021, kryeministri Albin Kurti e kishte ngritur si të obligueshëm shërbimin ushtarak.

Megjithatë, realizimi i një ideje të tillë nga ish-ushtarakë në Kosovë shihet i pamundur.

Ish-ministri i FSK-së, Agim Çeku, tregon disa prej arsyeve pse kjo nuk mund të ndodhë.

“Ne tani kemi liberalizim të vizave dhe shumë qytetarë mund të ikin prej shërbimit, e dyta është që ligji do të vlen për gjithë qytetarët e Kosovës edhe shumë prej tyre kanë dy shtetësi që jetojnë jashtë, diaspora jonë , prestarët e komunitet serb tani për tani nuk do të kishin shkua me vullnet, atëherë forca e ligjit do t’i kapte gjithë”, tha Çeku.

Duke e parë të pamundur funksionalizimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, Kadri Kastrati, ish gjenerali i FSK-së, thotë se shteti duhet të fokusohet në forcimin e kapaciteteve aktuale të ushtrisë.

“Qeveria duhet të mendoj seriozisht që këta që janë prezent t’i mbajë të motivuar në ushtri që mos t’i lë ta braktisin ushtrinë e Kosovës”, tha Kastrati.

Një Program Kombëtar për Mbrojtje Gjithëpërfshirëse, i cili synon mbrojtjen e vendit nga kërcënimet, sulmet dhe fatkeqësitë natyrore, por që në të nuk përfshihet shërbimi i detyrueshëm ushtarak, është miratuar të mërkurën nga Qeveria e Kosovës. Sipas ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ky model tani për tani është më i përshtatshëm.

“Normalisht si në çdo vend të NATO-së është shqyrtuar, shtjelluar dhe analizuar sistem mbrojtëse të vendeve përkatëse edhe në vendin tonë është bërë një analizë dhe ka dal se Mbrojtja Gjithëpërfshirëse është modeli më i përshtatshëm që të ndërtojmë një sistem mbrojtës pa dëmtuar zhvillim e FSK-së në kuadër të planit gjithëpërfshirës të tranzicionit dhe pa u obliguar qytetarët që të jenë pjesë të këtij sistemi, gjithmonë duke ju dhënë mundësi që vullnetarisht si qytetarë edhe organizatat joqeveritare të jenë pjesë e sistemit mbrojtës së vendit tonë”, tha Maqedonci.

Nga 31 vende anëtare të NATO-s, vetëm 9 prej tyre a kanë shërbimin ushtarak të detyrueshëm

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.