“Kosova A mund të shpërthejë, mund të ketë katastrofë”

Publikuar më:

Njohësi i sektorit të energjisë, Trim Tërnava, ka thënë se me gjasë do të vazhdohet me sikur që ka ndodhur deri më tani, me subvencionim nga na e qeverisë.

Tërnava po ashtu ka thënë se në një parashikim nga një institucion, Kosova A mund të pësojë katastrofë.

“Unë mendoj se në Kosovë do të vazhdojë si ka ndodhur deri më tash. Qeveria do ta subvencionojë rrymën. Investimi në KEK prej pas luftës deri më sot kanë qenë subvencionim. Të tregoj dicka. Në 5 vitet e fundit në treg të energjisë i të gjitha gjeneratorëve është 50 euro. Tek ne është 29.5. ne i kemi tri termocentrale. E për Kosovën A njëri prej skenarëve që e kam parë në një institucion shumë kredibil dhe të madh është se mund të shpërthim dhe mund të ketë katastrofë. Ideja është se për krejt këtë krizë nuk mund të fajësohet qeveria”, ka thënë ai në T7.

Ndryshe, sot kryeministri Kurti ka siguruar që nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës pasi koston e importit do ta paguajë Qeveria.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.