Kontrata 1.2 milionëshe: Komuna pagoi 7 fish më shtrenjtë për lule, e 180 fish më lirë për trëndafila

Publikuar më:

Organizata Community Building Mitrovica me përkrahjen e Platformës CIVIKOS, kanë monitoruar kontratën “Mirëmbajtja, ngritja dhe revitalizimi i sipërfaqeve të gjelbëruara dhe parqeve në qytet”  në Komunën e Mitrovicës Jugore.


Ndonëse akoma nuk i kanë bërë publike të gjitha detajet e raportet, janë dalë disa shifra për lule dhe trëndafila që mbillen kryesisht nëpër qytet, shkruan “Jepi zë”.

Sipas raportit, Komuna e Mitrovicës kishte paguar 7 fish më shtrenjtë për lulet sezonale. Ndonëse çmimi i tregut për lule shkon nga 17 deri 20 cent, Komuna pagoi 1.5 euro për një lule.

Mirëpo, po sipas këtij raporti, Komuna pagoi 180 fish më lirë për trëndafila. Ndonëse çmimi në treg për një trëndafil është 1.8 euro, Komuna pagoi vetëm 1 cent për trëndafil.

Sidoqoftë, duhet theksuar se vlera e kësaj kontrate kap shumën  1.2 milionë euro./Jepi zë

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.