Konkursi i kurdisur në Trepçë: Anëtarët e bordit, Shyqeri Sadiku e Esat Peci, punësuan familjarët

Zëri qytetar

Sjellja skandaloze e zyrtares së Komunës së Mitrovicës, e fyen një 75 vjeçar që...

Para rreth një ore, një burrë i moshuar ishte ulur në karriget e zyrës së Komunës së Mitrovicës ku...

Ngriten dyshime për keqpërdorim të parave që u mblodhën për Nazlije Sherifin

Ditë më parë, vëllai i tashmë të ndjerës Nazlije Sherifi, theksoi se janë mbledhur 56 mijë e 442 euro...

Mërgimtari pranon se parkoi veturën keq: U kërkon falje qytetarëve, por ofendon “Jepi zë”

Sot në mëngjes në adresë të Jepi zë, një qytetar raportoi se një veturë kishte bllokuar rrugën për qarkullimin...

Toka gati ta “përpijë” asfaltin në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, bllokohet një korsi

Një pjesë e rrugës me katër korsi në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, është bllokuar që prej disa ditësh. Arsye për këtë, është...

Banorët e Kçiqit tregojnë pasojat që po sjell gurëthyesi, “masakrohet” rruga e krojet mbesin...

Banorët e Kçiqit nuk po ndalen së raportuari, siç thonë ata, dëmet që po sjell gurëthyesi i vendosur në...

Shumë shkelje ligjore ka gjetur shkalla e dytë e Inspektoratit të Punës për konkursin e Ndërmarrjes “Trepça” i cili u hap në shtator të vitit 2019.


Vendimi të cilin e ka siguruar KALLXO.com, urdhëron menaxhmentin e Trepçës që të rishpall konkursin për 220 vende të punës.

Kështu, Inspektorati i Punës, shkalla e dytë, miratoi si të bazuar ankesën e Sabedin Smakollit, Alban Begut, Burim Kurtajn, Faton Dedian dhe një grupi prej 154 ankuesve të tjerë për konkursin të cilin e kishte konsideruar të rregullt shkalla e parë e Inspektoratit të Punës, dega në Mitrovicë.

“Me propozim që Organi i Shkallës së dytë i IP-së të aprovojë aneksen dhe të ndryshohet vendimi Nr. 02NR.12-33/2020B dhe të obligohet punëdhënësi të rishpall konkursin publik për pozitat në fjalë”, thuhet në vendim.

Disa prej shkeljeve sipas shkallës së dytë të Inspektoratit ishin edhe rritja e numrit të të pranuarve nëpër pozitat për të cilat ishin hapur në konkurs. Kështu, siç thuhet në vendim, në konkurs për pozitën punëtor prodhimi në Stan Tërg ishin shpallur 120 pozita por në listat përfundimtare ishin pranuar 144 kandidatë.

Emisioni “Jeta në Kosovë” ka bërë një hulumtim të gjatë për parregullsitë në këtë konkurs.

Hulumtimi i “Jeta në Kosovë” ka zbuluar sesi katër persona ishin pranuar në listat e kandidatëve të suksesshëm pa hyrë fare në test ndërsa dy të tjerë edhe pse nuk e kishin kaluar testin, ishin ndër të parët në listat e të pranuarve në punë.

Përveç kësaj, dy anëtarëve të Bordit Mbikëqyrës, Esat Peci e Shqyeri Sadiku, u janë punësuar familjarët në konkursin e fundit në Trepçë.

Një familjar, sipas hulumtimit, i është punësuar edhe ish-kryeshefit ekzekutiv, Basri Ibrahimi.

Për disa ditë rresht edhe disa prej kandidatëve për punë në këtë konkurs kishin protestuar pranë zyrave të menaxhmentit të Trepçës.

- Advertisement -

Të fundit

E rëndë: Vetura e shkel për vdekje një 4 vjeçar kosovar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot në fshatin Carrallukë të Malishevës, ku ka mbetur i vdekur një 4-vjeçar. Sipas policisë, fëmiiju është dërguar...

LDK-ja merr një shuplakë në Vushtrri, 87% e diasporës votuan për VV-në

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila udhëheq me komunën e Vushtrrisë, ka pësuar debakël në zgjedhjet e 14 shkurtit. Përveç që humbi LDK-ja vendin e...

Bedri Hamza i 3-ti më i votuari në PDK, mori mbi 24 mijë vota

Kandidati i PDK-së për deputet, Bedri Hamza, ka fituar votat e nevojshme për t’u bërë deputet në legjislaturën e re të Kuvendit të Kosovës. Madje,...

Motoristi mitrovicas shtyp dy femra në rrugën afër xhamisë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në orën 19:09 është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar motoçikletën,...

Lajme të tjera