Konjufca pyetet a mund të bëjë VV koalicion me PDK, thotë se nuk e përjashton që VV të mos i marrë 50% në 2025

Publikuar më:

Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka folur rreth një koalicioni të mundshëm të Vetëvendosjes me Partinë Demokratike të Kosovës.

Konjufca tha se VV-ja është zhgënjyer totalisht me koalicionin që kishte bërë më LDK-në në mars të vitit të kaluar.

Ai tha se PDK kishte qenë më parimore pasi nuk kishte hyrë farë në qeverisje.

“Nuk është lajm i keq për arsye se mendoj që ajo që ka ndodhur në mars të vitit të kaluar na ka shpërfaq iluzonet që I kemi pasur për LDK-në. Ajo që ndodhi me një grup të udhëhequr prej Isa Mustafës, ishte një tush I ftohtë por edhe më zhënjyese se një tush I ftohtë”, tha Konjufca në T7.

“Jo ma e mirë, por nuk bën me hy në iluzone të dallimeve më. PDK ka qenë më parimore, nuk hyri në qeverisje hiç. Unë nuk e di qysh shkon historia njerëzore, por mundet me ndodh, nuk e përjashtojë mundësinë që VV në 2025 nuk i merr 50 %. Kosova mundet me hy në ciklin e ardhshëm zgjedhor ne një koalicon të partive politike”, shtoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.