Konfirmohet raportimi i “Jepi zë”: Nipi i kolonelit Ahmet Krasniqi, kalon në PDK

Publikuar më:

Sot gjatë ditës “Jepi zë” raportoi se nipi i kolonelit Ahmeti Krasniqi, Aziz Krasniqi, do të kalojë në partinë e Kadri Veselit.


E kjo gjë u konfirmua sonte, me një takim që u mbajt në orët e mbrëmjes në fshatin Zhilivodë të Vushtrrisë.

Ka qenë Hisen Berisha ai që ka konfirmuar kalimin e Krasniqit, për të cilin u tha se shërbeu si urë lidhëse në mes të PDK-së dhe familjes Krasniqi, me të cilët ka lidhje.

Ndërkohë, këtë ngjarje e ka komentuar ish-komandanti i Koshares, duke thurur fjalë të mëdha për familjen Krasniqi dhe për planin për të ardhmën.

“Historikisht dajt’ e Krasniqes janë ken’ në krye të rreshtit të shqiptarëve për të mbrojtur Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Si gjithmonë në historinë tonë të lavdishme, edhe sot e në histori këtij rreshti, do t’i prijnë familjet emblemë që me gjakun e tyre i shkruan shkronjat e fjalës Liri! Burrnia që po tregoni Ju ka me u vlersue naltë nga historia. Ua paçim borgj e dalshim faqebardhë!”, ka thënë Berisha.

Sidoqoftë, edhe kalimi i komandantit Berisha në partinë e Kadri Veselit u komentua shumë, sidomos pasi ai kritikoi ashpër LDK-në, të cilës i kishte takuar heroi Ahmet Krasniqi./Jepizë.com

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.