Konfirmohet: Ndeshja e parë zhvillohet në Mitrovicë

Publikuar më:

Pas ankesës së KB Trepça të bërë lidhur me paqartësinë e PG-së lidhur me përparësinë e terrenit vendas në finale, pasi që mposhti liderin e stinorit të rregullt Prishtinën – Komisioni Arbitrar i FBK-së ka miratuar ankesën e KB Trepça dhe ka anuluar vendimin e KG-së që seria t’ia nis në Pejë.

Kështu, pasi që ka fituar Prishtinën në gjysmëfinale, Trepça do të ketë përparësinë e terrenit vendas në kuadër të serisë finale të PlayOffit, ndërsa në ndërkohë pritet të shihet orari i ri i ndeshjeve të serisë finale, pasi që datat duhet të jenë të përafërta.

“Një lexim i arsyeshëm i këtyre dy dispozitave, në përputhje me qëllimin e hartuesit dhe me praktikën e zbatimit të tyre në raste paraprake, është më se e qartë për KA se përparësia e terrenit vendas i takon ekipit që ka mposhtur ekipin më lartë të ranguar gjatë edicionit të rregullt të garave. Rrjedhimisht, KB Trepça ka përparësinë e terrenit vendas. Për më tepër, ky vendim është në përputhje edhe me praktikat e mëhershme, konkretisht me edicionin 2020/21, ku e drejta në serinë finale i është dhënë KB Peja, si ekip që ka mposhtur liderin e stinorit të rregullt,” – ka shkruar në arsyetimin e KA-së botuar në web-faqen e FBK-së.

 

Dispozitat

Dispozitat jo shumë të qarta të PG-së së FBK-së për edicionin e Superligës 20222/23 thonë:

“Gjysmëfinalet e play-offit zhvillohen sipas formulës 1 vs 4-5, 2 vs 3-6. Plasmanin në finale e siguron ekipi që i pari arrin tri (3) fitore. Gjysmëfinalet zhvillohen sipas formatit vajtje–ardhje dhe epërsinë e terrenit vendës e ka ekipi më lartë i plasuar në edicionin e rregullt. Në rast të eliminimit të ekipit më lartë të plasuar, skuadra më poshtë e plasuar zë vendin e asaj skuadre.”

PLAYOFF SKEMA

“Në finale të play-offit takohen ekipet fituese të gjysmëfinaleve. Kampion i Superligës shpallet ekipi që i pari arrin tri (3) fitore. Finalja e play-offit zhvillohet sipas formatit vajtje–ardhje. Përparësinë e terrenit vendës e ka ekipi që ka qenë më mirë i ranguar në edicionin e rregullt dhe luan si vendas në ndeshjet 1 dhe 3 dhe ndeshjen eventuale 5. Ndeshjet e play off-it do të zhvillohen të mërkurën/enjten dhe shtunë/diel në vazhdimësi pa ndërprerje nëse nuk vjen deri te zhvillimi i ndeshjes së fundit konform PG.”

Pra tash, mbetet përcaktimi i orarit të ndeshjeve, derisa të mërkurën pritet të luhet përballja e parë në Mitrovicë, për të vazhduar të dielën në Pejë e kështu me radhë vajtje-ardhje derisa njëri ekip të arrijë tre fitore dhe të shpallet kampion i Superligës për edicionin 2022/23./TopSporti

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.