Komuna sqaron: Rruga që u shemb në Bajgorë u ndërtua nga Sowi Kosova, jo nga Komuna

Publikuar më:

Nën kryesimin e kryetarit të komunës, Agim Bahtiri, dhe në prani të nënkryetarit Faruk Mujka, drejtorëve të drejtorive komunale, sot është mbajtur mbledhja e radhës e Bordit të Drejtorëve, ku u diskutua edhe për shembjen e një rruge në Shalë të Bajgorës, për çka raportoi dje “Jepi zë”.


Sipas Komunës, kjo rrugë nuk është ndërtuar nga ta por nga një kompani private, shkruan “Jepi zë”.

Drejtori për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Naser Muja, bëri të ditur që zyrtarët komunalë pasi e kanë marrë informatën për shembjen e dheut në një rrugë të Shalës së Bajgores kanë dalë për inspektim, me ç’rast, sipas tyre, u bë e ditur që rruga e shembur nuk është ndërtuar nga komuna e Mitrovicës.

“Rruga e shembur në Shalë të Bajgores nuk është ndërtuar nga Komuna e Mitrovicës, por nga kompania “Sowi Kosova” e cila është duke punuar në ngritjen e parkut energjetik, përkatësisht në vendosjen e turbinave të erës”, tha drejtori Muja.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.