Kryetari i komunës, Bedri Hamza, dje ka pritur në takim përfaqësues nga organizata Danish Refugee Council (DRC), znj. Anna Radchenko, menaxhere e projektit në DRC – Mitrovicë, Agron Deda, zyrtar i projektit në DRC si dhe Armend Baftiu, udhëheqës i zyrës së Prokurimit në DRC.
Qëllimi i këtij takimi ishte dorëzim- pranimi i një veture të re donacion ky i ardhur nga organizata Danish Refugee Council (DRC), veturë kjo e cila do të shërbejë për nevojat e Komunës së Mitrovicës në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Por, kjo veturë dhe të tjerat që ka në pronësi Komuna e Mitrovicës, nuk lëvizin pa naftë. E Komuna nuk po ka para as për derivate të veturave zyrtare.
“Jepi zë” ka mësuar se Komuna u la në borxhe të mëdha nga ish-kryetari Agim Bahtiri, sa nuk po mund të kryhen edhe nevojat e vogla për punë.
Siç ka mësuar gazeta nga burime të sigurta brenda Komunës, borxhet rezultojnë edhe më të mëdha se që janë bërë të ditura nga dokumenti i Thesarit të Shtetit.