Komuna pagoi 229 950 euro dru për shkolla, mbi 43 euro për metër

Publikuar më:

Sezoni dimëror vetëm se ka filluar, e me të ka nisur edhe blerja e druve. Këtë obligim e ka kryer edhe Komuna e Mitrovicës, e cila furnizon me dru institucionet shtetërore dhe shkollore.


E nga dokumentet që “Jepi zë” ka marrë nga Komuna, shihet se për këtë vit janë blerë 5250 metra kub dru, të cilat kanë kushtuar 229 mijë 950 euro.

Me një llogaritje të thjeshtë të vlerës së kontratës dhe sasisë së druve, del se çmimi për një metër kub dru ishte 43.8 euro.

Në kontratë tregohet se furnizimin me dru do ta bëjnë grupi i operatorëve ekonomik, që përbëhet nga “NTP Vëllezërit Kaçandolli” dhe “NTP Haxha”.

Sidoqoftë, duhet theksuar se çmimi i druve në treg ka shënuar rritje kohën e fundit, e pandemia duket se ka rritur akoma.

Ndryshe, shkollat e Mitrovicës në tërësi ngrohen me dru dhe qymyr, ndërkohë që disa komuna e kanë shndërruar mënyrën e ngrohjes në sistem me rrymë./Jepize.com

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.