Komuna në gjumë, akoma s’janë paguar 50 eurot e të infektuarve me COVID e as 100 eurot për fëmijë

Publikuar më:

Komuna e Mitrovicës ka rënë në gjumë të thellë, pasi akoma nuk ka kryer pagesat prej 50 eurove për personat e infektuar me COVID e as 100 eurot për fëmijët e lindur.


Zëdhënësja e Komunës, Blerina Kastrati, e ka konfirmuar këtë gjë për “Jepi zë”, duke transmetuar përgjigjen e Drejtorisë së Financave.

“Nuk kanë filluar akoma me pagesa, pasi qe akoma nuk është bëre bartja e të hyrave vetanake (THV) nga viti 2020 ne vitin 2021”, thuhet në përgjigjen e Komunës.

Ndërkohë, Komuna bën të ditur se këto pagesa mund të kryhen gjatë muajit maj apo qershor.

“Ne seancën e Marsit 2021 në kuvendin komunal është aprovuar bartja e THV nga viti 2020 në vitin 2021, pas procedurave ligjore dhe publikimit të vendimit, kërkesa për bartje dhe pritjes sipas afateve të përcaktuara, është përcjellë në Ministrinë e Financave (MF) gjatë muajit Prill 2021 dhe presim përgjigjen nga MF dhe nëse çdo gjë është në rregull atëherë gjatë muajit Maj 2021 eventualisht Qershor 2021 do fillojmë me pagesat në fjalë”, thonë komuna.

Sidoqoftë, qytetarët janë ankuar disa herë në “Jepi zë” për neglizhencën e Komunës për të kryer këto pagesa.

Ndryshe, komuna të ndryshme kanë kryer pagesat e dyta për të infektuarit dhe fëmijët e posalindur. Një shembull i tillë është edhe Komuna e Skënderajt./jepize.com

JU REKOMANDOJMË