Komuna e Mitrovicës dënon një market për rritje çmimi, një tjetrit ia largon 3471 litra nga rafti

Publikuar më:

Edhe qeversija komunale e Mitrovicës nuk ka qëndruar indiferent karshi rritjes së çmimeve në mënyrë të pakontrolluar.

Inspektorë komunal kanë inspektuar shumë subjekte afarsite që veprojnë në Komunën e Mitrovicës, shkruan Jepi zë

Drejtori i Inspekcionit ka treguar se gjatë këtyre inspektimeve, inspektorët komunal të tregut kanë konstatuar parregullësi dhe kanë marrë masa në përputhje me ligjin: gjoba si dhe masa të tjera administrative.

“Inspektorët komunal të tregut gjatë inspektimit të një operatori ekononik kanë hasur në çmime të larta të litrit të vajit ushqimor rreth 3.49 euro, dhe përveç kësaj kanë detyruar operatorin ekonomik në fjalë që rreth 3471 litra vaj në vlerë prej 12113.89 për t’i larguar nga raftet e shitjes në mungesë të dokumentacionit të origjines”, ka shkruar Brahimi.

Operatorit ekonomik është obliguar që deri nesër t’i përcjell dëshmitë, dokumentacioni që dëshmon për origjinen e mallit në të kundërtën i njejti do të konfiskohet konform rregullativës ligjore në fuqi.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.