Kompanitë nisin ta shfrytëzojnë situatën, 5 euro për ta plotësuar aplikacionin për 10% e Trustit

Publikuar më:

Të premten do të hapet web faqja e Trustit përmes së cilës qytetarët do të aplikojnë për të marrë 10 përqindëshin e kursimeve të tyre pensionale. Ani pse procedurat për aplikim janë të thjeshta, tashmë një kompani ka nisur të ofrojë shërbime me pagesë, për personat që nuk dinë apo që kanë probleme me aplikim.


Tërheqja e 10 përqindëshit të kursimeve pensionale nga Trusti ka nisur të shërbejë edhe si mënyrë e përfitimit për një kompani në Kosovë.

Përmes rrjeteve sociale, kjo kompani ka njoftuar se bën plotësimin e formularit për tërheqje të 10 përqindëshit të Trustit.

“Bëjmë plotësimin e formularit për tërheqje të 10% të Trustit. Pagesa për person 5€”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

Ndërkohë, Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës ka njoftuar se web faqja për aplikim për tërheqje të 10 përqindëshit nga Trusti, do të hapet të premten në orën 15:00.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.