Kompania gjermane investon 100 milionë euro në Serbi – do t’i punësojë 2000 punëtorë

Publikuar më:

Kompania gjermane MTU Aero Engines, që prodhon motorë dhe pjesë të avionëve planifikon t’i investojë 100 milionë euro në Serbi.

Të hënën drejtuesit e kësaj kompanie kanë vënë gurëthemelin e fabrikës. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Kjo kompani e cila është edhe lidere në industrinë aero, planifikon që në fazën e parë t’i punësojë 500 punëtorë. Ky numër mund të shkojë deri në 2 mijë punëtorë.

Fabrika do të ndërtohet në Nova Pazova, vetëm 25 kilometra larg aeroportit “Nikola Tesla”, raporton Tanjug.

JU REKOMANDOJMË