Komisioni i aksionerëve në UNITET mblidhet sërish, diskutohet për punësimet e njerëzve të Sami Lushtakut pa miratimin e Bordit të Mitrovicës

Publikuar më:

Së fundmi komisioni i aksionerëve në kompaninë rajonale UNITETI ka zhvilluar disa takime. Këto takime nuk dihen nëse janë të rregullta dhe të parapara me plan, apo po priten ndryshime në menaxhmentin e UNITET-it, shkruan “Jepi zë”

Takimet e shpeshta janë kuptuar si lëvizje për ndryshime, pas punësimeve të fundit të dy zyrtarëve nga Skënderaj në pozita të larta të kësaj kompanie.

Gazeta “Jepi zë” ka pyetur kryesuesin e Komisionit, Hamdi Hasanin, i cili ka konfirmuar se temë diskutimi ka qenë punësimi i dy zyrtarëve nga Skënderaj në pozitat kyçe të kompanisë.

“Po kemi diskutuar edhe për punësimet e jashtëligjshme që kanë ndodhur dhe si komision do t’i dtejtohemi inspektoratit të punës dhe organeve kompetente, sepse mendojmë se aty kemi shkelje të ligjit për ndërmarrje publike, keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe tejkalim i përgjegjësive nga kryeshefi i ndërmarrjes si anëtar i pestë i bordit i cili nuk ka të drejtë vote në përzgjedhjen e pozitave të larta, si dhe nga anëtarët e bordit të cilët vinë nga Skenderaj dhe Vushtrria të cilet kanë përfunduar rekrutimin pa anëtarët e bordit nga Mitrovica”, ka thënë Hasani.

Hasani ka thënë madje se anëtarët e bordit nga Vushtrria e Skënderaj po e shkelin ligjin pasi, sipas tij, nuk kanë të drejtë të jenë në bord meqë janë të punësuar në komunat përkatëse.

“Edhe ashtu ata(anëtarët e bordit nga Vushtrria e Skënderaj) janë anëtarë bordi jashtligjshëm, sepse që të dy janë të punësuar në komunat përkatëse dhe nuk kanë të drejët të jenë anëtarë bordi. Ka një muaj qê i kam derguar email Agjensionit Antikorrupsion”, ka shtuar ai.

Kuptohet se, poashtu, ankesat e vazhdueshme të qytetarëve për papastërtinë dhe problemet tjera kanë qenë tema në komisionin e aksionerëve që përbehet nga Hamdi Hasani kryesues, Flutura Kamberaj dhe Valon Brahimi si anëtarë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.