Igumeni Sava Janjiq ka bërë një reagim tjetër, kësaj here duke iu referuar gjendjes së një kishe në Samadrexhë, për dëmtimin e së cilës, akuzon shqiptarët në trazirat e vitit 2004.
Sipas tij kisha e Samadrexhës së Vushtrrisë, është shndërruar nga shqiptarët e Kosovës në një deponi plehrash dhe tualet publik për shkollën e këtij lokacioni, njofton Klan Kosova.
Mes tjerash në këtë postim të tij të publikuar me fotografi, Sava Janjiq për tolerancën fetare dhe etnike në Kosovë, hedh akuza edhe në ndërmjetësuesit ndërkombëtarë, që sipas tij nuk ndihmuan fare në këtë aspekt.
”Një kishë tjetër Ortodokse Serbe në Kosovë* nga viti 1932 e ndërtuar në vendndodhjen historike të një kishe mesjetare Serbe u dëmtua rëndë nga ekstremistët e komunitetit shqiptarë në trazirat e vitit 2004. Rindërtimi i tij nuk është lejuar kurrë nga autoritetet e Kosovës që nga ajo kohë.
Kisha e Samadrexhës u shndërrua nga shqiptarët lokalë të Kosovës në një deponi plehrash dhe një tualet publik për shkollën lokale shqiptare. Kaq shumë për tolerancën fetare dhe etnike në Kosovë *. Ndërmjetësimi ndërkombëtar për të rindërtuar dhe mbrojtur kishën nuk ka ndihmuar deri më tani.
Kisha u shndërrua nga shqiptarët lokalë të Kosovës në një deponi plehrash dhe një tualet publik për shkollën shqipe lokale. Kaq shumë për tolerancën fetare dhe etnike në Kosovë* ndërmjetësimi ndërkombëtar nuk ka ndihmuar deri më tani”. ka thënë Janjiç.
Ky reagim i Sava Janjiq vjen vetëm një javë pasi Federata paneuropiane Europa Nostra radhiti Manastirin e Deçanit një prej shtatë objekteve më të rrezikuara të trashëgimisë kulturore.
Si rezultat i kësaj, pati reagime të shumta për qasjen dhe këtë referim ndaj këtij manastiri. Madje në mesin e tyre është edhe historiani Shkodran Imeraj, i cili pati vlerësuar se Manastiri i Deçanit nuk duhet të figurojë në atë listë, meqë kjo rezulton si pasojë e politikës antishqiptare të Beogradit nga vet Sava Janjiq.