KFOR: Jemi të gatshëm të miratojmë çdo masë të nevojshme për sigurinë e Kosovës

Publikuar më:

KFOR-i dhe EULEX-i, sot kanë zhvilluar stërvitje të përbashkëta “Joint Venture 22”, në kuadër të bashkëpunimit ekzistues në fushën e sigurisë në Kosovë.

KFOR-i ka njoftuar se stërvitja u krye në modalitetin e tavolinës, me inskenime të shpeshta të informacionit të ri të krijuar për të testuar aspektet më delikate të krizave dhe menaxhimit të konflikteve në një mjedis të përbashkët operacional.

“Qëllimi i stërvitjes, i zhvilluar nën drejtimin e zëvendëskomandantit të KFOR-it, gjeneral brigade Luca Piperni, ishte të kontrollohej niveli i gatishmërisë në menaxhimin e emergjencave në mënyrë të koordinuar ndërmjet organizatave ndërkombëtare të sigurisë si KFOR-i dhe EULEX-i”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

KFOR-i thotë se i është i gatshëm të miratojë çdo masë të nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in.

“Misioni i NATO-KFOR-it është të kontribuojë për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe lirinë e lëvizjes në të gjithë Kosovën, siç është mandatuar me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në prani të çdo lloj paralajmërimi që mund të ndikojë në situatën e sigurisë, KFOR-i është i gatshëm të miratojë çdo masë të nevojshme për ta mbajtur Kosovën të sigurt, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, për të mirën e njerëzve që jetojnë në Kosovë”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.