KFOR-i përsërit: Vendimi për urën të merret në dialog dhe në koordinim me komunitetin ndërkombëtar

Publikuar më:

KFOR-i ka bërë të ditur se qëndrimi i tyre për hapjen e Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve ka qenë transparent dhe konsistent gjatë gjithë kohës.

Një zëdhënës i misionit, Koloneli Salvatore Mascoli, ka thënë më tej se çdo vendim në këtë drejtim duhet të merret përmes dialogut, në kohë dhe në koordinim efektiv me komunitetin ndërkombëtar.

“Në ndërkohë, KFOR-i do të mbajë prezencën e tij fikse në urë dhe do të vazhdojë të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth”, ka thënë ky zëdhënës.

Tutje, ai ka deklaruar se aktivitetet e fundit të kryera në urë nga ushtarët janë pjesë e aktiviteteve trajnuese.

“Këto ishin pjesë e aktiviteteve tona të rregullta të dizajnuara për të testuar procedurat operacionale afatgjate dhe për të ruajtur standardin më të lartë të gatishmërisë së trupave tona”.

“KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën. Ne jemi të vendosur mirë për të adresuar çdo skenar sigurie dhe për të vazhduar zbatimin efektiv të mandatit tonë të OKB-së”, ka thënë zëdhënësi i KFOR-it.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.