KFOR: Hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur për aeroplanët rusë

Publikuar më:

Hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur për aeroplanët rusë, pavarësisht kërkesës së institucioneve kosovare ndaj KFOR-it për të mbyllur atë.

Këtë e bëri të ditur për KP-në zyrtari për medie në KFOR, Daniele Riggio, duke iu referuar një “zyrtari të NATO-s, ka thënë se KFOR-i mbetet i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”.

“Hapësira ajrore mbi Kosovën mbetet e hapur. Komandanti i KFOR-it ruan autoritetin parësor për përdorimin e hapësirës ajrore mbi Kosovë, sipas Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. KFOR-i mbetet plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij të OKB-së për të siguruar mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha ai duke iu referuar deklaratës së zyrtarit të NATO-s.

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, sot bëri të ditur se kanë parashtruar kërkesë ndaj KFOR-it që të mbyllë hapësirën ajrore të Kosovës për avionët rusë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.