Këto janë 6 kërkesat e Putinit për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Publikuar më:

Ndërsa lufta midis Ukrainës dhe Rusisë vazhdon, të dy vendet takohen pothuajse çdo ditë për të provuar të arrijnë një marrëveshje dhe të dorëzojnë armët e tyre përfundimisht.

Që nga 14 marsi 2021, civilët e vrarë nga lufta në Ukrainë arrijnë në 636, nga të cilët 46 janë fëmijë sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB). 1125 persona të tjerë janë plagosur , 62 prej tyre të mitur.

Rusia dhe Ukraina duan t’i japin fund luftës, raporton AS.

Kërkesat e Putinit për Ukrainën:

1) Mos u anëtarësoni në NATO dhe merrni një pozicion neutral.

2) Rusishtja duhet të jetë gjuha e dytë zyrtare e Ukrainës, ligjet që e ndalojnë atë duhet të hiqen.

3) Njohja e Krimesë si territor rus.

4) Të njohë pavarësinë e Republikave Popullore të Donetskut dhe Luhanskut.

5) Çmilitarizimi i Ukrainës dhe braktisja e armëve që mund të jenë një kërcënim për Kremlinin.

6) Ndalimi i partive dhe organizatave ultra-nacionaliste në Ukrainë.

JU REKOMANDOJMË