Këto janë 400 kilogramët e kokainës që u kapën në Kosovë, ishin fshehur në banane

Publikuar më:

Një sasi rekord kokaine u kap në Kosovë në brendësinë e një kamioni. Mësohet se sasia prej 400 kilogramë kokainë kishte kaluar nga Porti i Durrësit por ka qenë nën vëzhgim nga policia.


Një kamion i kuq me targa 01 263 OD i ngarkuar me banane nga Amerika Latine, ishte nën vëzhgim nga policia prej 15 ditësh. Mësohet se sasia e sekuestruar e kokainës kap vlerën e 6 miliardë eurove.

Kjo është hera e tretë që nga porti i Durrësit kapet një sasi e madhe me kokainë. Nga 613 kilogramë të fshehura në bananet e Arbër Çekajt në prill u kapën 143 kilogramë po në portin e Durrësit, ndërsa më 1 prill babai i Arbërit, Selim Cekaj u arrestua pasi në kontejnerët me banane në pronësi të tij u kapën 49 kilogramë kokainë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.