Kroatët po tërheqin nga shitja një nga ëmbëlsirat më të njohura të Serbisë

Publikuar më:

Konzum, zinxhiri më i madh i supermarketeve në Kroaci, ka njoftuar se po tërheq nga raftet e dyqaneve të saj produktet serbe të embëlsirave Munchmallow family 210g dhe Munchmallow 105g.

Njoftimi vlen për të gjitha këto produkte, data e skadencës së të cilave përfundon më 15 shkurt të vitit 2024.

Prodhuesi është ‘Jaffa doo Crvenka’, Republika e Serbisë.

Ata shpjeguan se arsyeja e tërheqjes ishin vetitë organoleptike të ndryshuara të produktit.

Konzum u kërkoi klientëve të kontrollonin nëse e kanë blerë produktin dhe ta sjellin atë në dyqanin më të afërt të Konzum, ku do t’u kthehen paratë.

“Kërkojmë ndjesë për shqetësimin ndaj klientëve, por është në interesin tonë që të gjitha produktet që nxjerrim në treg të jenë në përputhje me kriteret më të larta të cilësisë dhe shëndetit”, kanë përfunduar ata.

Konzum është zinxhiri më i madh i supermarketeve në Kroaci, me mbi 700 dyqane në të gjithë vendin.

Ndërkaq, ëmbëlsirat Munchmallow të prodhuara nga Jaffa në Serbi janë të pranishme edhe në tregun e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË