Këtë gjë nuk do ta pëlqejë Serbia, Kroacia do të ndërtojë kamp ushtarak në Kosovë

Publikuar më:

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim homolgun e saj nga Kroacia, Gordan Grlić Radman.


Ky takim i cili u mbyll për media, u mbajt në objektin e kësaj ministrie e ku u diskutua edhe një çështje e rëndësishme për siguri, shkruan “Jepi zë”.

Kroacia, si duket, ka vendosur ta ndihmojë Kosovën edhe në aspektin e mbrojtjes. Ky shtet pritet të ndërtojë bazë ushtarake në Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministri kroat në takim me Gërvallën, e cili tha se ky projekt synon të rris sigurinë në rajon.

“Kemi marr vendim për ngritjen e kampit ushtarak në Kosovë që do të ndikojë në stabilitet të rajonit”, tha Gërvalla.

Ndryshe, Kroacia ka bërë të ditur sot që do të dhurojë 10 mijë vaksina për Kosovën.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.