Këta janë emrat e ambasadorëve të rinj të Kosovës, po presin pëlqimin e shteteve pritëse

Publikuar më:

Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka caktuar ende zyrtarisht ambasadorët e rinj. Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla kishte shkarkuar ambasadorë të emëruar politikë në disa vende të rëndësishme të botës, në maj të këtij viti. T7 mëson emrat e  14 shefa të misioneve diplomatike, 6 prej të cilëve janë politikë.

Pak ditë pasi mori vendimin për shkarkimin e ambasadorëve në 12 qendra europiane, kryediplomatja doli për të arsyetuar atë.

Donika Gërvalla kishte thënë se shumë shpejt do bëjnë përzgjedhjen e emrave të rinj për përfaqësitë diplomatike.

Megjithatë këto të fundit, për pesë muaj mbetën me ushtrues detyre.

Madje vonesa e emërimit të një ambasadori të ri, bëri që të mbyllet ambasada në Australi.

E nga Presidenca thonë se kanë përfunduar me afat rekord punën e tyre, sa i përket shefave diplomatik.

Nga MPJD nuk kanë ndonjë përgjigje se deri ku ka arritur procesi.

Sidoqoftë, T7 mëson se bëhet fjalë për 14 shefa të misioneve, 6 prej të cilëve janë politikë.

Në dokumentin me emra ambasadorësh që e ka siguruar Televizioni shihet se Ilir Kapiti i ka shkuar presidencës si emër për Mbretërinë e Bashkuar.

Një emër tjetër që tashmë është dekretuar është edhe Xhabir Hamiti, që pritet të nis misionin e tij në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas MPJ-së, Mehdi Halimi i plotëson të gjitha kushtet që të shërbejë për një mandat në Republikën e Francës.

Ndërkohë T7 mëson se edhe në Mbretërinë e Holandës, posa të ketë pranimin nga shteti pritës, pritet të nis punën Dren Doli.

Ndërsa, Martin Berishaj do jetë shefi i ri diplomatik në në Republikën Kroacisë.

Këta emra po presin pëlqimin e shteteve pritëse.

Ndërkohë, një nga 12 ambasadorët, të enjten ka nisur punën.

Bëhet fjalë për Skënder Durimishin, i cili do jetë ambasadori i ri i Kosovës në Shqipëri.

E cila është arsyeja që ky i fundit ka nisur punën më herët se të tjerët, e tregon njohësi i diplomacisë.

Abrashi thotë se MPJ duhet të jetë më transparente sa i përket këtij procesi.

Të enjten, në media qarkulloi edhe emri i Agron Bajramit, si i propozuar për ambasador në Bruksel.

JU REKOMANDOJMË