Këta janë dy të dyshuarit për plagosjen e 38 vjeçarit në Mitrovicë

Publikuar më:

Një person ka mbetur i plagosur pasditën e sotme në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, shkruan Jepi zë.

I plagosuri është Ismajl Hyseni, 38 – vjeçar, i cili u trajtua sot fillimisht në spitalin e Mitrovicës, më pas u dërgua në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm. Ai është jashtë rrezikut për jetë dhe plagët i ka marrë në këmbë.

Ndërkaq, emrat e dy personave të dyshuar që plagosën Hysenin e që janë vëllezër, Arbnor (23) dhe Arben Hyseni (31).

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka filluar kërkimin intensive për kapjen e të dyshuarve.

Tutje rasti është cilësuar “Vrasje e rëndë në tentativë”.

 

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.