Këta dy hoxhallarë u rrahën u bën “kërrsh”, përfunduan edhe në pranga

Publikuar më:

Një përleshje fizike ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Drenas në mes të dy imamëve të Bashkësisë Islame të Kosovës – hoxhës Osman Musliut dhe sekretarit të BIK-ut në këtë komunë.

Bajraktari, ka thënë se është sulmuar në vendin e tij të punës nga Musliu.

“Ka qenë një kacafytje e vogël dhe jo e madhe. Por, ka qenë tentimi i parë nga ana e tij. Ai ka filluar me fyerje që janë shumë të ulëta për një njeri që pretendon të jetë udhëheqës i fesë. Nuk është hera e parë, pasi disa herë kemi pasur probleme me këtë njeri në Këshillin e Bashkësisë Islame”.

Ai ka deklaruar se është çuditur pse të dy janë mbajtur në paraburgim për 24 orë kur është vetë ai që e ka paraqitur rastin në polici.

“Kjo është mjaft interesant. Jemi habitur të gjithë se pse ka ndodhur kjo. Unë i pari e kam paraqitur rastin. Unë kam dhënë deklaratë dhe pasi kam arritur në shtëpi jam ftuar sërish që të jap deklaratë dhe është thënë që prokurorja ka dhënë urdhër që të qëndrojmë në paraburgim. Kemi qëndruar 24 orë në paraburgim. Nuk na kanë dhënë asnjë arsyetim – ma kanë dhënë një letër të thjeshtë”.

Ndërkaq, avokati Gazmend Halilaj, i cili mbron hoxhën Osman Musliun, ka deklaruar krejt ndryshe.

Halilaj ka deklaruar se hoxhë Musliu fillimisht është provokuar dhe më pas është sulmuar nga pala tjetër, prandaj edhe ka reaguar në vetëmbrojtje.

JU REKOMANDOJMË