Kërset stupci brenda komunës, sulmohet afaristi Fazliu

Publikuar më:

Blerim Fazliu, njëri prej dy ofertuesve për ta marrë në shfrytëzim pronën komunale në afërsit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj është kërcënuar, e madje edhe është sulmuar nga Ramiz Shala dhe nga dy përfaqësues të ofertuesit tjetër NP “Arizon”, para dhe në hapje të ofertave. 

Sipas Fazliut, gjithçka kishte nisur para se të hapëshin ofertat, pasi që edhe ofertuesi tjetër e edhe anëtari i komisionit Ramiz Shala e kanë kërcënuar dhe e share Fazliun derisa ai por shkonte në hapje të ofertave, par andërtesës së Komunës së Skenderajt.

“Që në hyrje të ndërtesës së komunës, dy përfaqësues të ofertuesit tjetër “Arizona” më kanë sharë dhe më kanë kërcënuar. Kemi me t’ia ba nanës kështu e ashtu. Jam detyruar ta kërkojë ndihmën e sigurimit të komunës dhe mezi kam arritur të shkojë deri në sallën ku hapëshin ofertat. Ata janë përpjekur të më sigurojnë, sepse siguria ime ka qenë e rrezikuar dhe thjeshtë kam menduar se do të më sulmojnë edhe fizikisht. Unë kam qenë ofertuesi i fundit dhe kam kërkuar që ofertat të hapen dhe t’i shohim të gjithë. Ata i kanë pasur dy oferta, njëra në dosje e tjetra në dorë dhe e kanë shfrytëzuar ofertën e dytë më të madhe që e kanë pasur në dorë, në atë mënyrë që Ramiz Shala ka dale jashtë me letra në dorë, që nuk ka të drejtë edhe unë kam reagu, u kam thenë nuk ke të drejtë me dalë jashtë, sepse letrat nuk mund të nxirren jashtë, respektivisht ofertat duhet t’i shohim të gjithë vetëm aty brenda. Ramiz Shala doli jashtë i ndërroi letrat dhe kur u kthye tha që oferta e “Arizona” është më e lartë. Unë e di që oferta e tij ka qenë 21 për qind, ndërsa oferta ime ka qenë 29 për qind. Por Ramizi i ndërroi letrat. Unë ju thash se kam me kërku prej Prokurorie që me hetu këtë rast, sepse janë shkelur procedurat ligjore, është shkelu ligji, nuk ka drejtë askush me shku me dy oferta, një ofertë në dosje e tjetra në dorë, me e ndërru po qe se është nevoja. Kjo është vepër penale që duhet të ndëshkohet”, ka deklaruar Fazliu për Vision Mega.

Ofertuesi Blerim Fazliu, ka shtuar se e ka kanosur  dhe e ka kërcënuar Ramiz Shala, jo vetëm me fjalë, por që edhe e ka shtyrë derisa ka dalë nga ndërtesa.

“Kam shkuar në Polici dhe e kam dononcu edhe Ramiz Shalen e edhe Riza Malen e Muhamet Hoxhen.  Në Polici kam shkur rreth ores 19:00, kam dhënë deklaratë dhe kam kërku nga Policia në Skenderaj që ta hetojë këtë rast, që të ndërmirren masa. Sipas Fazliut që të tre ata janë shoqëruar në Polici, por kjo nuk ka mundur të konfirmohet nga gazeta online Vision Mega.

JU REKOMANDOJMË