Ardit Zymberi, 23 vjeçar, është vetdorëzuar dje në polici, i kërkuar për vrasjen e A.M., 25-vjeçar të shtunën në Mitrovicë. Ndaj tij, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni. Ai tha se është mbajtë seanca për caktimin e paraburgimit, por vendimi nuk është marrë akoma.
Është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe është mbajtë seanca, akoma nuk ka vendim”, tha Preteni për Gazetën Express.
I dyshuari tjetër për vrasjen e 25-vjeçarit, Lundrim Beqiri 21-vjeçar, ndodhet akoma në arrati. Policia po vazhdon kërkimet për të.
A.M., vdiq nga plagët e marra me thikë dhe tragjedia erdhi si pasojë e një zënke.
Një ditë pas vrasjes policia ka njoftuar për bastisjen e lokacioneve, të cilat dyshohej se ishin strehë e të dyshuarve.
Në një lokacion, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pushkë të gjatë -mitraloz me disa fishekë dhe një sasi e dyshuar që mund të jetë substancë narkotike.