Kërkohet caktimi i paraburgimit për vrasjen e mbrëmshme në Mitrovicë

Publikuar më:

Prokuroria Themelore në Mitrovicë  – Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për dy të ndaluarit me iniciale G.R., dhe M.H., për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprave penale “Grabitja” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

“Të njëjtit, natën e mbrëmshme me datë 28 dhjetor 2021, gjatë grabitjes së një dyqani ushqimor në rrugën “Mbretëresha Teutë“ në Mitrovicë, kanë privuar nga jeta pronarin e dyqanit me iniciale A.M”, njofton prokuroria.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh, ndërsa trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.