Kçiqi viktimë e aksionit, konfiskohen rreth 70 pajisje që prodhojnë kriptovaluta

Publikuar më:

Rreth 70 pajisje për prodhim të kriptovalutave janë konfiskuar gjatë ditës së sotme nga Policia e Kosovës.

Siç mësohet, pajisjet u kapën në fshatin Kçiq dhe të njëjtat nuk kishin dokumente.

Për rastin është njoftuar edhe Dogana e Kosovës.

Zëdhënësi i Doganës, Adriatik Stavileci, e ka konfirmuar për KALLXO.com rastin.

“Mund të ju konfirmoj se rreth 70 pajisje për prodhim të kriptovalutave digjitale janë sjellë në Doganën e Kosovës. Këto pajisje janë konfiskuar nga një aksion nga Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme e më pas jemi njoftuar edhe ne si Doganë”, ka thënë Stavileci.

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.