Kardiologu i njohur Gëzim Berisha emërohet drejtor i Spitalit të Mitrovicës

Publikuar më:

Ndryshime drastike kanë ndodhur në Spitalin e Mitrovicës sot, dhe kjo ka ardhur pas një lajmi të transmetuar nga “Jepi zë” për mungesën e infuzioneve dhe anulimit të operacionave.

Burime të “Jepi zë” marrin vesh se pas shkarkimit të drejtoreshës, Laura Nushi, në poziten e drejtorit është emëruar Dr. Gëzim Berisha.

Kardiologu i njohur që punon disa vite në Spitalin e Mitrovicës përveç njohurive profesionale ka përvojë edhe në aspektin menaxherial dhe emërimi i tij është mirëpritur.

Ndryshe dje pas anulimit të pesë operacioneve në Spitalin e Mitrovicës për shkak të mungesës së infuzioneve dhe disa skandaleve në të kaluarën, drejtoresha e këtij institucioni, Laura Nushi, është shkarkuar sot nga posti.

Sipas burimeve nga spitali, programi operativ edhe ishte anuluar, pasi repartet kishin në dispozicion vetëm sasi të kufizuara të tretjeve fiziologjike, të cilat po përdoren vetëm për rastet urgjente./Jepi zë

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.