Kapen 15,000 euro në pikën kufitare në Bërnjak

Publikuar më:

 

Prishtinë, 07 mars 2025 – Në pikën kufitare në Bërnjak, në hyrje të Republikës së Kosovës, Policia Kufitare dhe Dogana e Kosovës kanë ndaluar një automjet të tipit Kia Sportage me targa të Bosnje e Hercegovinës.

Gjatë kontrollit të hollësishëm, brenda automjetit të drejtuar nga një shtetas i Bosnje e Hercegovinës, u zbuluan 15,000 euro para të padeklaruara. Mjetet financiare u sekuestruan dhe do të trajtohen nga Dogana e Kosovës në përputhje me ligjet në fuqi, shkruanJepi zë.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me institucionet e tjera, ka theksuar përkushtimin e saj për të parandaluar veprimtaritë e paligjshme dhe për të siguruar respektimin e rregullave doganore dhe kufitare.

JU REKOMANDOJMË