Kaos në Mitrovicë, qendra nuk ka rrymë që nga ora 11:00

Publikuar më:

Operatori i Tregut KOSTT ka bërë të ditur se do të fillohet me kufizime të energjisë elektrike, ku këto kufizime do të jenë rreth dy orë dhe do të prekin të gjithë konsumatorët në kohë të ndryshme, përveç atyre emergjentë.

Sipas njoftimit për media kjo ndërprerje ka ardhur si pasojë që gjatë ditëve të fundit sistemi elektroenergjetik i vendit është mbingarkuar tej mase.

“Kjo situatë do të mbizotërojë gjatë 24 orëve të ardhshme, ndërsa për ditët në vijim në jemi në pritje të instruksioneve nga KOSTT-i dhe do të veprojmë konform tyre”, thuhet në njoftim.

Mirëpo, situata në teren nuk duket sipas paralajmërimeve, pasi Mitrovica nuk ka rrymë që nga orët e mëngjesit.

Sipas disa qytetarëve, qendra e qytetit ka mbetur pa rrymë që nga ora 11:00 dhe KEDS nuk po jep asnjë informacion nëse ka ndonjë prishje apo është reduktim.

Ata thonë se kanë mbetur pa ngrohje në këto ditë të ftohta, ndërkohë disa prej tyre thonë se janë prekur edhe bizneset.

Sic edhe vërehet nëpër qytet, zhurma e gjeneratorëve po dëgjohet gjatë gjithë ditës. Pronarët e bizneseve janë ankuar se po shpenzojnë shumë në karburant për gjeneratorë.

JU REKOMANDOJMË