Kamishi mori nga shteti 11600 euro për naftë

Publikuar më:

Kuvendi i Kosovës ka publikuar sot shpenzimet e udhëtimit të deputetëve për 10 vite, nga viti 2011 deri në vitin 2021.

Në total, deputetët e Kuvendit kanë shpenëzuar  1 milion e 158 mijë e 70 euro gjatë kësaj periudhe.

Deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu i cili vjen nga Komuna e Skënderajt nuk e ka kursyer buxhetin e shtetit për udhëtimin e tij, shkruan “Jepi zë”.

Ai ka marrë nga shteti plot 11 mijë e 660 euro për shpenzimet e naftës.

Ndryshe, të enjten e kaluar, është publikuar lista e dhjetra deputetëve që janë kompensuar për shpenzimet e derivateve, për arsye të udhëtimeve nga qytetet e tjera për të marrë pjesë në seancat e Kuvendit.

Sipas raportit, për periudhën nëntor-dhjetor të vitit 2021, një deputet ka shpenzuar deri në 870 euro për karburante. Publikimi i kësaj liste ka ngjallur reagime të shumta dhe nga deputetët është kërkuar që t’i kthejnë paratë

JU REKOMANDOJMË

Jepize.com
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.