“Kam me vdekë dhe nuk kam me harru”: Familja kosovare përjeton tmerrin në Kroaci, plaçkiten nga hajnat rrugës për në Zvicër

Zëri qytetar

“A guxon ky në Finlandë kështu?”, qytetari i reagon mërgimtarit që parkoi në rrugë...

Një qytetar mitrovicas është irrituar me një mërgimtar nga Finlanda, i cili kishte bllokuar tërësisht rrugën në qendër të...

E rrezikshme: Kabllot e rrymës në mes të rrugës në “Gorimahallë”, një bager i...

Një bager i madh ka kaluar para pak minutash në lagjen e njohur si “Gorimahalla” dhe ka bërë një...

Banorët e fshatit Dedi bëjnë punë të madhe, ia ndërrojnë kulmin shkollës që u...

Banorët e fshatit Dedi kanë marrë aksion për ta hequr kulmin e shkollës që u dëmtua nga reshjet atmosferike. Sipas...

Ankohet qytetari: Asnjë mjek në vendin e punës në Pediatrinë e spitalit të Skënderajt

Papërgjegjësia e stafit mjekësor në Spitalin e qytetit të Skënderajt, ka revoltuar një pacient. Ai ka dërguar disa pamje në...

Sjellja skandaloze e zyrtares së Komunës së Mitrovicës, e fyen një 75 vjeçar që...

Para rreth një ore, një burrë i moshuar ishte ulur në karriget e zyrës së Komunës së Mitrovicës ku...

Familja Mrasori nga Kosova ka përjetuar tmerrin gjatë rrugës për në Zvicër. Mbrëmjen e së enjtes ata kishin ndaluar për të pushuar në një parking dhe u tronditën kur në mesnatë dëgjuan zhurmat dhe të bërtiturat e tre personave të maskuar, të cilët kishin hapur me forcë dyert e veturës së tyre.

Kryefamiljari ka rrëfyer për Gazetën Sinjali tmerrin e përjetuar mesnatën e së premtes.

Ai me bashkëshorten e tij, dy vajzat (13 dhe 5 vjeç) dhe djalin (12-vjeçar) ishin nisur nga Kosova, ku kanë kaluar pushimet, për në Zvicër.

Mbrëmjen e së enjtes kanë ndaluar në një parking, 120 km nga hyrja në Kroaci, për të pushuar dhe pak pas mesnate, rreth orës 00:30, janë terrorizuar nga tre persona të maskuar dhe të veshur me të zeza.

Sipas tij, hajnat kanë shpërthyer gomat e veturës së tyre dhe pastaj kanë hapur me forcë dyert e veturës.

Pesë anëtarët e familjes Mrasori janë zgjuar nga të bërtiturat e hajnave, të cilët ua kanë kërkuar atyre paratë dhe stolitë e arit.

Pavarësisht rezistimit të tyre dhe vajit të fëmijëve, hajnat kanë arritur që t’u marrin atyre paratë dhe stolitë e arit, vlera e të cilave, sipas kryefamiljarit, është rreth 20 mijë euro.

Ai ka bërë të ditur se gjatë përballjes me ta, është lënduar gruaja e tij, të cilët dy nga të dyshuarit, ia kanë vendosur bërrylin në fyt.

Pasi që kanë kryer plaçkitjen, ata kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Një shqiptar i cili ka rastisur në parking, ka provuar që t’u dalë në ndihmë dhe t’i ndalojë hajnat, por nuk ia ka arritur.

Mrasori tha për Sinjalin se në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, të cilët ua kanë ndërruar gomat dhe i kanë dërguar ata në stacion policor për të dhënë deklaratë.

Mirëpo, mërgimtari bën të ditur se policia kroate nuk u ka dhënë ndonjë shpresë që rasti i tyre do të zbardhet dhe se hajnat do të kapen.

Gjatë bisedës, ai thotë se zyrtarët policorë e kanë njoftuar se kjo nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla të vjedhjeve dhe se zakonisht, target i hajnave janë familjet me fëmijë.

Familja Mrasori tani janë kthyer të traumatizuar në Zvicër, pa ndonjë shpresë që paratë dhe gjësendet e tyre do t’u kthehen ndonjëherë.

Kryefamiljari u bën thirrje të gjithë mërgimtarëve që kalojnë nëpër Kroaci që të kujdesen dhe të mos bien pre e hajnave.

“Kam me vdekë dhe nuk kam me harru. Le të ruhen mërgimtarët se tmerr ishte për besë. Qysh na ka ndodhë neve, mundet edhe dikujt me i ndodhë”, tha ai.

- Reklama -

Të fundit

Lajme të tjera